Nga Lëvizja Besa njoftojnë se do të përkrahin protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së kzinos afër një çerdhe në Tetovë.
“Lëvizja Besa si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qëndrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë.
Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë.
Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojërave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Comments are closed for this post.