Nga parti në pushtet LSDM thonë se zvogëlimi i shpenzimeve kanë filluar me sjelljen e tarifës së lirë të energjisë elektrike, me të cilën qytetarët në nivel shtetëror do të kursejnë 11 milionë euro, si dhe me shfuqizimin e taksës radio difuzive qytetarët do të kursejnë rreth 12 milionë denarë.

“Masat për zvogëlimin e shpenzimeve të qytetarëve vazhdojnë. Është miratuar Ligji për shlyerjen e kamatave me të cilën do të zvogëlohen shpenzimet për borxhet e ngelura të energjisë elektrike, ujit, telefonave dhe internetit dhe do të lehtësohet jeta e qytetarëve, veçanërisht të atyre të kategorisë së prekshme”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se iu është dhënë fund dënimeve drakonike. Dënimet janë ulur deri në 75 për qind.

“Edhe këtë vit çka vjen, Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të vazhdojë t’i zbatojë masat e marra për uljen e shpenzimeve për jetë, më shumë para për familjet dhe standard më të lartë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.