Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i ka bërë 100 ditë nga zgjedhja e tij si i pari i qytetit. Në këto 100 ditë ai nuk ka realizuar as edhe një premtim nga ato të cilat i kishte dhënë para qytetarëve të Tetovës.

Kasami kishte paralajmëruar shumë ndryshime, ndërsa tani po del vetëm zhgënjim para votuesve që ia dhanë besimin për të zgjidhur problemet. Ai kishte premtuar shteg të biçikletave ndërsa pas zgjedhjes si kryetar i hoqi të gjitha, paralajmëroi transport publik falas për qytetarët por më pas e ndaloi, premtoi ishte parkingje pa pagesë, ndërsa sot, lëre që nuk janë pa pagesë, por dhe janë shndërruar në një katrahurë tëvërtetë.

Bilanci i dështimeve nuk ka fund. Qentë endacakë janë edhe një tjetër problem i madh në Tetovë që ai s’po gjen zgjidhje. Vetëm në dy javët e fundit 9 qytetarë janë kafshuar në qytet.