Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur të suksesshme vizitën e tij në Kosovë së bashku me të emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar në një konferencë për media tha se kanë pasur takime të suksesshme me udhëheqësit kyç të Kosovës.

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira.

Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë”, tha Escobar.

Ai më tej tha se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha Escobar.