Përbërësit për 6 persona:
• 6 patate të mëdha
• 3 salsiçe të freskëta (nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)
• 3 lugë vaj ulliri
• 250 g gjizë pa kripë
• pak mozzarella
• patate te grira ne rende
• erëza sipas dëshirës
Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë, u hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë gjizën. Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak mozzarella te secila prej tyre. I vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.
Comments are closed for this post.