Lëvizja Besa për sonte ka thirrur mbledhjen e kuvendit qendror të partisë. Sipas burimeve brenda partiake, në mbledhje do të diskutohet rreth gjendjes aktuale politike dhe tema të tjera. Nga po i njëjti burim, bëhet me dije se kuvendi qendror i partisë sonte do të caktojë datën për mbajtjen e kongresit. Ndryshe, Lëvizja Besa kongresin e parë të partisë e mbajti para 4 viteve më 24 shkurt dhe tani të dytin duhet ta mbajë po në muajin shkurt.
BESA sonte mbledh kuvendin qendror, ja vendimi i rëndësishëm që do të merret!
Maqedoni
26.01.2022 / 11:59
Comments are closed for this post.