Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angellovska-Bezhoska, në urimin e saj për Vitin e Ri thotë se do të arrihet që të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe stabiliteti i sigurisë së sistemit bankar.
“Jam e sigurt se edhe në vitin që është para neve do të ruhen stabiliteti makroekonomik dhe stabiliteti i sigurisë së sistemit bankar në Maqedoni. Edhe në 365 ditët e radhës do të përparojmë në gjithë segmentet e punës së Bankës Qendrore në vend, që BPRM edhe më tej të jep kontributin e saj për ekonominë e Maqedonisë”, thotë Angellovska-Bezhoska në urim.
Ajo gjithashtu ka uruar qytetarët për shëndet dhe lumturi në vitin që vjen.
Comments are closed for this post.