I ftohti në vend sapo ka filluar. I gjithë territori është pushtuar nga reshjet e shiut dhe të borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook ka reaguar akset ku ka pasur dëborë dhe u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes, të pajisin mjetin me zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH:
Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”/albeu.com
Comments are closed for this post.