Në nëntorin e vitit të kaluar ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.
Mediumi N1 raporton se si macja vazhdon të qëndrojë tek varri i Zurkolic pavarësisht se tashmë ai është mbuluar edhe nga bora.
Sipas postimeve në rrjete sociale, macja thuhet që po vazhdon të qëndrojë tek varri i myftiut të ndjerë tash e dy muaj.
Zukorlic ka qenë kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Sa kishte qenë gjallë ishte angazhuar për pajtim dhe për respektimin e të drejtave të boshnjakëve në Serbi.
Ai ka vdekur në moshën 51 vjeçare dhe është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Orlje të Tutinit./GazetaExpress/
Muftijin mačak. Ne odvaja se od mezara, čak ni po najvećoj kiši. 😔 pic.twitter.com/kpUHiY6qhu
— Nihad Kestendžić (@NihadKestendzic) November 8, 2021
Mačak ga ne napušta ni nakon dva mjeseca. pic.twitter.com/LbYgp3TvgU
— Ukrajinski Diplomata 🇺🇦 (@Bosnoslav) January 10, 2022
Comments are closed for this post.