Kompanitë e ndërtimit, kompanitë për mjete mjekësore dhe ilaçet dhe “Pucko Petrol” i mirënjohur për produktet e naftës janë në krye të listës së kompanive që kanë fituar tenderë nga shteti për këtë vit.
Analizat e bërë nga “Makfax” tregojnë se kompania “Pucko Petrol” në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Plasnicës, Ismail Jahoski, ka fituar 28 milionë euro nga tenderët ose mesatarisht 2.3 milion euro në muaj. Ky fitim është për 12 milionë euro më shumë se vitin 2017, kur “Pucko Petrol” kishte fituar 16 milionë euro vetëm nga tenderët shtetërorë.
Në listën e atyre që kanë fituar tender me shuma të mëdha janë edhe “Alkaloid Kons”, Shoqëri aksionare për ilaçe dhe pajisje medicinale “Dr. Panovski”, nga kompanitë e ndërtimit është “Zhikoll” Strumicë dhe “Pelister” Manastir, janë të listuara në listën e kompanive me shumën më të lartë të tenderëve.
Këto të dhëna “Makfax” i ka siguruar nga mjeti i grumbullimi Time.mk.
Comments are closed for this post.