Reperi i njohur, 2 Ton ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga e re erdhi e vizuelizuar edhe me një videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Projekti mban titullin “Shqipe”, për tekstin dhe melodinë u kujdes vet reperi.

Foto: 2 Ton/YouTube

Klipi u realizua nga Melodi Studio, ndërsa për ‘beat’ Ero.

Kujtojmë që reperi nga Ferizaj ka qenë mjaft aktiv edhe gjatë këtij viti, me shumë projekte të publikuara.

Ndërkohë, Arton Avdyli (emri i vërtetë) vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.