Fenomeni i falsifikimit të parave në treg po rritet edhe më shumë në Kosovë. Pothuajse çdo ditë lajmërohen raste në polici të parave të falsifikuara, monedha dhe kartëmonedha.

Me 11.11.2021 nga ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë është raportuar se kanë pranuar rreth 270 € para të metalta dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Një institucion tjetër është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Të dy rastet kanë ndodhur në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Në fshatin Lapnasellë, ankuesi mashkull kosovar, zyrtar bankë është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 20 € që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe disa monedha të metalta në vlerë prej 47 €. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Dje në Gjilan, ankuesi kosovar, zyrtar në bankë është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 500 €, dy monedha metalike nga 1 € dhe dy monedha metalike nga 2 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.