Ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku në takimin e sotëm me gazetarët informoi se buxheti për vitit 2018 është realizuar 95%.
Një pjesë e mjeteve nga buxhet janë shfrytëzuar për furnizimin e 350 filtrave për përmirësimin e cilësisë së ajrit, që janë dhënë te çerdhet dhe spitalet, duke theksuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen për t’u furnizuar edhe institucionet tjera.
“Me ndihmën e IPA fundeve kemi mjete për ndërtimin e një deponie në pjesë veri-lindore dhe lindore të vendit. I gjithë dokumentimi tashmë është i përpunuar, por problemi është mes komunave. Në përputhje me projektin dhe dokumentimin, ekspertët propozuan një vend ku duhet të ndërtohet deponia, por problemi është te kyretarët e komunave që nuk duan deponia të jetë në komunën e tyre”, sqaroi ministri Duraku.
Zëvendës-ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli njoftoi se me propozim të kryeministrit, Qeveria ka obliguar të gjithë institucionet që në muajin dhjetor, janar dhe shkurt të organizojnë nga një aksion që ka të bëjë me ajrin e ndotur dhe me mjedisin jetësor.
“Modeli i deritashëm që është për shembull për peletat ‘i pari i ardhur i pari i shërbyer’, mendojmë se nuk është qasje korrekte. Do të bëjmë model ku më të varfrit do të kenë më shumë dhe deri 100% me ndërrimin e burimeve joekologjike të nxehjes”, deklaroi Makraduli.
Procesi i ndërrimit të peletave që shfrytëzojnë naftë me mjete ekoloigjike ju pengon disa njerëzve, thotë ai, duke vlerësuar se projekti jo vetëm që është ekologjik por edhe ekonomik. Aj njoftoi se projekti për vitin 2019 do të ndahen 400.000 shtesë.
Comments are closed for this post.