Sipas tyre, nuk ka realizim të investimeve kapitale por vetëm rritje të borxhit, nuk ka ekonomi efikase por në vend të saj qytetarët u ballafaquan me rritje të çmimit të bukës dhe akcizave.
Së fundi, masat e përkohshme mbrojtëse për importin e produkteve të çelikut dhe aluminit në vendet e BE-së është goditja më e rëndë për këtë sektor.
“Në kushte kur nuk ka realizim të investimeve kapitale, nuk ka rritje  ekonomike, borxhi rritet. Ku shkojnë paratë? Nuk mundet më të gënjejnë se punët shkojnë në drejtim të duhur. Tarifa për import të çelikut në BE bën sulm të rëndë prej 200 milionë euro. Për këtë masë pa punë sigurisht do të mbeten 5000 nëpunës, firmat do të likuidohen dhe nuk do të ketë zhvillim në këtë sektor”,- tha Naum Stoilkovski nga VMRO–DPMNE.
Por, nga LSDM thonë të kundërtën. Sipas tyre, ky vit ka qenë vit i rritjes së pagave, uljes së papunësisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Plani për rritje ekonomike, politika reale ekonomike dhe masat aktive për punësim dhanë rezultate. Këtë vit u hapën 14.000 vende pune. Papunësia u ul dhe tash është 20.8%. Paratë për masa aktive për punësim  janë 1 miliard denarë, që është më tepër se gjysma e  shumës së parave nga viti 2016. Këto trende pozitive do të kontribuojnë që viti i ardhshëm të quhet viti i ekonomisë. Shumë më shumë para përfundojnë tek qytetarët, punëtorët dhe familjet e tyre”,-thuhet nga LSDM.
Si parti me përgjegjësi, LSDM siguron se në vitin 2019 do të kujdesen për zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetësor.