Përbërësit: 2 patëllxhanë mesatarë, 2 gota miell misri, 1 gotë kos, 1/2 gote qumësht, 150 g djath i bardhë, 1-2 kokrra vezë, pluhur për pjekje, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper, rigon, 5-6 domate të thara, 2-3 thelpinj hudhër.
Përgatitja: Grijmë në rende patëllxhanët e qëruara nga lëkura. Presim hollë hudhrat dhe domatet e thara dhe bashkojmë të gjithë përbërësit së bashku.
Më pas i hedhim në formën e pjekies. E pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë C. Ju bëftë mirë!
Comments are closed for this post.