Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka bere te ditur se zgjedhjet presidenciale Kuvendi do t’i shpall 90 para se t’i skadoje afati presidentit aktual, qe sipas tij zgjedhjet i bie te shpallen me 2 ose 3 shkurt, shkruan Gazeta Lajm. Gjate takimit te fundvitit me gazetare, Xhaferi edhe nje here perjashtoi mundesine qe ai te kandidohet per President te Maqedonise. I pari i Kuvendit pret qe ndryshimet kushtetutese per ceshtjen e emrit te permbyllet deri me 15 janar. Pas permbylljes se ketij procesi, Xhaferi paralajmeroi se Ligji per gjuhe shqipe do te publikohet ne Gazeten Zyrtare dhe se per nje gje te tille nuk do te pritet nenshkrimi i Ivanovit. Ne fund ai ka uruar qe ne vitin 2019 qytetareve dhe politikaneve t’u realizohet te gjitha pritshmerite ne te gjitha aspektet.