Kanë mbetur edhe katër ditë në përfundimin e fushatës zgjedhore, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa pjesëmarrësit në këtë proces i kanë përforcuar aktivitetet duke prezantuar programet e tyre para qytetarëve.
Një pjesë e partive tashmë janë deklaruar se kë do të mbështesin në rrethin e dytë, ndërsa kanë vazhduar edhe akuzat për presion ndaj akuzave,
Dje u zyrtarizua koalicioni në mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, prej ku kërkuan që votuesit e tyre të mbështesin kandidatët e njëra tjetrës në komunat ku ata garojnë.
Ai thotë se kanë dallime mes partnerëve të koalicionit, por që lidhin vlera të përgjithshme si lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi, integrimi evropian.
Partia maqedonase LSDM, beson se në rrethin e dytë do të ketë fitore të dukshme dhe pret mbështetje për kandidatët e tyre në komunat ku garojnë.
Kurse partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka riafirmuar mbështetjen për kandidatët e ASH – AAA.
Comments are closed for this post.