Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 412 raste të reja prej 3.567 testimeve, ndërsa 207 prej tyre janë nga Shkupi. Po ashtu dje u shënuan 459 të shëruar dhe 12 të tjerë humbën jetën.
Momentalisht në Maqedoni ka 6.589 në Maqedoninë e Veriut, kurse 3.323 janë në Shkup. Numër treshifror ka në Kumanovë me 544 raste aktive, Velesi me 290, Ohri 206, Strumica 200, Manastiri 197, Shtipi 195, Tetova dhe Prilepi me 183, Kavadar 153, Kërçovë 131, Koçan 125 dhe Kriva Pallankë 120.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 195.542 persona të infektuar nga 1.330.304 testime, ndërsa prej tyre 182.078 janë shëruar dhe 6.875 kanë humbur jetën.
Javën e ardhshme pritet të fillojë skriningu i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.
Comments are closed for this post.