Leo Messi dhe babai i tij Jorge nuk po planifikojnë të udhëtojnë sonte në Paris. Ata ende janë duke e shqyrtuar kontratën zyrtare të PSG-së që ka arritur sot në mëngjes, bashkë me avokatët

Megjithatë, sipas gazetarit Fabrizio Romano është çështje kohe kur Messi do të udhëton për në Paris, por fillimisht do të rregullohen çdo detaje i kontratës së tij.

Paris Saint-Germain formalisht bëri ofertën e kontratës për Lionel Messi të dielën, pak para se ai t’i adresohej shtypit për largimin e tij përfundimtar nga Barcelona. Për shkak të kufizime të fer playt financiar të La Ligas, Barcelona nuk ishte në gjendje që ta formalizonte kontratën që klubi kishte arritur me Messi dhe si rezultat lojtari do të largohet nga Camp Nou, nga skuadra që ka bërë shumicën e karrierës së tij profesionale.

Edhe pse ka pasur kontakte në mes të Messi dhe PSG gjatë muajve të fundit, bisedimet u ngadalësuan pasi që argjentinasi dëshironte të rrinte në Barcelonë, sidomos pasi që u bë një aleancë në mes të LaLiga dhe CVC që të këtë më shumë fonde për klubet, përfshirë edhe klubin nga Camp Nou, por që ato të heqin dorë nga ato.

Duke thënë këtë, Presidenti i Real Madridit Florentino Perez bashkë me presidentin e Barcelonës Joan Laporta e paralajmëruan tërheqjen nga kjo subvencion me para por prapë Blaugrana nuk ishin në gjendje që ta mbanin lojtarin e tyre kryesor.

Jo shumë gjatë pasi që Laporta i tha babait të Messi që Barcelona nuk mund ta mbajë premtimin për të rinovuar kontratën me djalin e tij, drejtorët e PSG-së e kishin mësuar këtë lajm dhe në këto rrethana ata e kishin kontaktuar zyrtarët e lojtarit ku kishin shprehur interesin e tyre për të.

Avokatët e Messi tashmë kanë filluar analizimin e ofertës formale nga PSG të dielën në mëngjes dhe të dyja palët besojnë që ajo mund të përfundojë së shpejti – më shumë nga ngutia e PSG – të cilët dëshirojnë ta zyrtarizojnë atë sa më shpejt.

Siç qëndrojnë gjërat, Messi nuk do të udhëtojë në Paris të dielën, ashtu siç kanë qenë thashethemet por ai mund të largohet të hënën, para se të nënshkruajë dhe të prezantohet para shtypit të martën.

Në mënyrë paralele PSG është duke punuar edhe për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe, që do të ishte një kontratë e madhe, edhe pse nuk duket që do të jetë e lehtë për ta. Para së gjithash, kontrata me Mbappen do të bëjë që ata të kenë vështirësi të mëdha financiare me rregullat e fer playt financiar, sidomos nëse parisienët nuk e shesin një apo më shumë lojtarë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ëndërron për të ndërtuar një “Skuadër ëndrrash” historike, por si duket Real Madridi po punon i qetë dhe është duke pritur nga Mbappe përgjigje, pasi që ata dëshirojnë ta transferojnë atë. Kjo do të ishte një përgjigje e mirë për PSG pasi që ata kanë nevojë për të ulur pagat në skuadër.

Nëse Mbappe largohet nga PSG dhe arrin në Real Madrid, Florentino Perez do të bënte edhe një mrekulli të vogël në tregun e transferove. E para e bindi presidentin e Barcelonës që të tregonte për refuzimin e subvencionit nga La Liga, e cila si kthesë bëri që Messi të largohet dhe pastaj të nënshkruajë me njërin nga talentet më premtues në botë për momentin, Kylian Mbappe.