Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 196 vozitës, prej të cilëve 40 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.
“Janë shqiptuar edhe 13 masa për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe, 5 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave dhe 72 të tjera për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.
Ata i ftojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.