Mëngjesin e djeshm si pasoj e një sulmi me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person. Vrasja kishte ndodhur në Lagjen Tophanë, përballë një pompe benzini. Rastin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se personi me iniciale E.B. ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Trupi qëndroi i shtrirë në tokë derisa prokuroria bëri ekspertizën. MPB tha se po punojnë për zbardhjen e rastit.

MPB

“Më datë 01.09.2021 në orën 09:12 është denoncuar se në ‘Lagjen Tophanë’ është shtënë ndaj E.B. i cili ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve. Po merren masat për zbardhjen e rastit”.

Motivet e vrasjes dhe personi që e ka kryer vrajsen nuk janë të njohura.