Antoine Griezmann është kthyer tek Atletico Madrid. Sulmuesi francez bashkohet “Colchoneros” në formën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit. Atletico do të derdh në arkat e Barçës shumën e 40 milionë eurove plus një bonus prej 10 milionë eurosh në operacion. Griezmann i tha lamtumirën Barçës në një mesazh të postuar në rrjetet sociale.
“ Të nderuar Culers. Ju them lamtumirë duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Isha pjesë e një klubi të madh dhe po largohem i trishtuar që nuk munda t’ju gëzoj në tribuna. Megjithatë, jam krenar që kam qenë një prej jush”, deklaroi Griezmann.
Comments are closed for this post.