Numri i rasteve aktive në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë, në krahasim me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë. Aktualisht janë 14 360 kurse më 30 gusht të vitit të kaluar vendi regjistronte vetëm 2.668. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 4 qytete regjistrojnë numër katër shifrorë të rasteve aktive. Shkupi që qëndron në krye të kësaj liste, një vit më parë regjistronte vetëm 851 raste aktive me COVID-19. Për dallim nga ditët e fundit, 12 muaj më parë numri i rasteve të reja ishte vetëm 39, ndërsa i viktimave 4.

Qytetet më numrin më të lartë

Shkup 75486, Aktiv 5348

Tetovë 10202, Aktive 2130

Gostivar 7548, Aktiv 1330

Kumanova 10147, Aktive 898

Kërçovë 3544, Aktiv 642

Ohër 5490, Aktiv 420

Struga 3542, Aktiv 517

Pretendimet fillestare janë se doza e tretë e vaksinës antikovid do të forcojë edhe më tej imunitetin. Megjithatë pritet rekomandim nga institucionet shëndetësore botërore për dhënien e saj.

Ministria e Shëndetësisë
“Agjencia Evropiane ende nuk e ka bërë atë rekomandim. Ne jemi ende duke pritur për rekomandimet, si nga prodhuesit ashtu edhe nga studimet e mëdha klinike. Ajo që dimë deri më tani është se një dozë e tretë, përforcuese me prodhuesin Pfizer rrit ndjeshëm efikasitetin.”

Vendi ynë tashmë me mbi 14 mijë raste aktive përsëri rrezikon që të vendoset nga Bashkimi Evropian në listën e vendeve me rrezik të lartë. Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë jo më shumë se 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit.
Agjencia austriake për Shëndet dhe Sigurinë e Ushqimit ka publikuar një raport ku thuhet se më shumë se 2/3 e rasteve të importuara me virus korona janë nga qytetarët që kanë qenë me pushime në Ballkanin perëndimorë. /Alsat-M/