31 shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët pas evakuimit nga Afganistani u akomoduan në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit më pas në Stamboll, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.

“Kemi qenë në mbrojtjen e ushtrisë. Jemi gjatë kohë atje. Normal familjarët kanë qenë të shqetësuar. Në fillim nga Kabuli udhëtuam për në Katar, nga atje në Stamboll dhe ja sonte erdhëm në Shkup”, tha Mehmed Rexhepi, njëri ata që u evakuuan nga Afganistani, pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.