Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 17.8.2021 (e martë), me fillim në ora 12:30, do ta mbaj mbledhjen e 99-të të rregullt me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe nga interesi i qytetarëve.

Në mbledhje do të shqyrtohen konkluzat dhe rekomandimet nga mbledhja e 44-të e Shtabit kryesor koordinativ të krizave për sigurimin e tërësishëm në lidhje me parandalimin dhe shpërndarjen e virusit KOVID 19, të mbajtur me 16 gusht të vitit 2021 dhe do të miratohen vendime adekuate për mbrojtje të shëndetit kolektiv të popullsisë nga sëmundja ngjitëse KOVID-19.

Në bazë të Rendit të ditës, në mbledhje do të diskutohet edhe për disa propozim-ligje në mes të cilës Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrje publike dhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, si dhe më shumë informacione për aktivitete të realizuara dhe të planifikuara nga ministrit dhe organet në përbërje.