Rumania dërgon në Maqedoni avionin C27J të prodhuesit italian Alenia, i quajtur si “Spartan”, i cili njihet për shuarjen e zjarreve për të ndihmuar në përballimin e situatës në vend, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Mbështetje e re nga aleatët e NATO -s në ballafaqimin me zjarre, Rumania dërgon avionë me kapacitet të lartë për të shuar zjarret.
Faleminderit ministrit rumun Nikolae Ionel Cuca që iu përgjigj menjëherë kërkesës sime këtë mëngjes”, tha më herët Radmila Sheqerinska, ministrja e mbrojtjes.
Përndryshe, “Spartan” mund të mbajë gjashtë kontejnerë me nga 1.000 litra ujë. Rumania gjithashtu dërgoi aeroplanin për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Greqi.
Comments are closed for this post.