Pasi që para 10 viteve u ndërprenë, nga viti studimor 2021/2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përsëri do të ndajë bursa për studentët e ciklit të dytë në vend, ku sigurohet ,mbështetje që të rinjtë kërkuan nga MASH dhe Qeveria. Konkursi tani më është shpallur dhe gjendet në linkun në vazhdim.
Me ndryshimin e programit për veprimtari shkencore-hulumtuese në MASH, janë futur 50 bursa për studime në ciklin e dytë në vend në sferën e shkencave Matematiko-Natyrore (fusha Biologji, Fizikë, Gjeologji dhe Mineralogji, Kimi, Biokimi, Matematikë dhe Informatikë) dhe shkenca teknike teknologjike (elektroteknikë, elektro-makineri, elektronikë dhe automatikë, energjetikë gjeodezi, ndërtimtari dhe ekonomi e ujit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji kompjuterike dhe informatikë, makineri, materiale, metalurgji, gjeologji të aplikuar dhe gjeofizikë, miniera, teknologji e prodhimeve ushqimore, teknologji e tekstilit dhe inxhinieri e telekomunikacionit), me pagesë mujore prej 9,000 denarë për nëntë muaj në vit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon kandidatët e interesuar të marrin parasysh kushtet dhe të konkurrojnë nëse i plotësojnë ato.Procedura e konkurrimit digjitalizohet përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, i cili konsiderueshëm thjeshton mënyrën e ushtrimit të së drejtës. Kandidatët të cilët nuk kanë mundësi të konkurrojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë fletëparaqitjen në letër dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Mbështetje gjatë konkurrimit siguron Sektori për shkencës dhe inovacione. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve në këtë sektor gjenden në linku në vazhdim- – https://mon.gov.mk/page/?id=6.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Comments are closed for this post.