Kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski ka njoftuar institucionet se do të fillojë evakuimi i banorëve të fshatrave Trabovisht dhe Virçe për shkak të zjarreve të mëdha që janë duke u afruar tek vendbanimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai vjen me alarm edhe për institucionet që të kenë kujdes dhe të jenë në gatishmëri për të parandaluar fatkeqësi në të ardhmen.
Gjithashtu ju thotë banorëve që të jenë të kujdesshëm që në të ardhmen mos ndikojnë negativisht në natyrë për të shkaktuar zjarre.
Comments are closed for this post.