Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Australia”, Billie Eilish ka treguar mjaft detaje që nuk i dinim më parë.
Ajo është po ashtu mjaft e njohur për veshjet e gjera në skenë dhe në paraqitjet publike. Billie ka treguar se shkak për këtë u bë një fushatë për Calvin Klein në 2019-ën.
“Është një punë e madhe të përpiqesh të kontrollosh imazhin, sepse njerëzit do të thonë gjithçka që mendojnë. Por ka qenë kaq e rëndësishme që të kem imazhin që dua dhe të përpiqem të dukem ashtu si dua të më shohin. Sigurisht, nuk funksionoi vërtet. Është shumë e vështirë të kontrollosh komentet në një pozicion si imi, apo jo? Nuk mund ta kontrollosh dot aq shumë, por mund ta provosh”, u shpreh ylli i popit.
Gjithashtu Billie ka treguar se ka pasur një intervistë kur nuk ka treguar të vërtetën dhe se i vjen keq për veten.
“Kam dhënë një intervistë ku dikush më pyeti: ‘Çfarë bën kur nuk bën muzikë?’. Dhe unë i thashë ‘Edhe kur nuk jam duke bërë muzikë, jam duke bërë muzikë’. Dhe në fakt këtë gjë e ka thënë Lil Ëayne në një intervistë dhe unë e pashë dhe e thashë. Dhe kjo nuk ishte as e vërtetë!
Kur je adoleshent nuk e njeh veten, kështu që përpiqesh ta kuptosh veten. Kjo ishte gjëja më e vështirë për mua: nuk e dija vërtetë se si ndihesha. Kështu që thjesht mbahesha pas kësaj fasade”, ka thënë Eilish.
Comments are closed for this post.