Ditën e sotme në rrjet qarkulloi lajmi se princi Harry do të botojë një libër më të pathënat e tij.

Disa burime janë shprehur se Princi Charles, William dhe mbretëresha Elizabet janë shokuar plotësisht nga ky lajm.

LEXO EDHE:Turjan Hysko publikon foton familjare me Atarën dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq

“Unë mendoj se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy. Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së saj se nuk do të bënin”, tha një tjetë burim.

Ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar këtë veprim si një “ushtrim i bërjes së parave në kurriz të familjes së tij”.

Ndërsa nga ana tjetër, Kirstie Allsop eksperti mbretëror është shprehur se: “Harry nuk e paralajmëroi gjyshen, babanë ose vëllain e tij në lidhje me librin deri në momentin para se të bëhej publik”.

“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry.