Në kalimin kufitar Qafë Thanë është prezantuar pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarëve. Qeveria e SHBA-së përmes programit të USAID-it, pajisjen ia dhuroi drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për lehtësimin e bashkëpunimit tejkufitar, tregtinë dhe transportin. Bëhet fjalë për skanerë dhe kamera lëvizëse. Në ngjarje morën pjesë ambasadoret e SHBA-së në Shkup dhe Tiranë, Kejt Meri Bërns dhe Juri Kim.
“Ky kalim kufitar ka rëndësi të madhe sepse është në Korridorin 8, drejtim strategjik që e lidh rajonin e Detit të Zi deri në portin e Durrësit, nga vend anëtar i BE-së, deri në aspirues për anëtarësim në BE. Korridori 8 është prioriteti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu duhet të shihet si prioritet edhe për rajonin”, deklaroi Kejt Meri Bërns- ambasadore e ShBA-së.
Comments are closed for this post.