Fituesi i dikurshëm i “Topit të Artë”, Hristo Stoichkov, ka treguar favoritët e tij të Kampionatit Evropian.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Parmës, përmes profilit të tij në rrjetet sociale e ka shprehur mendimin e tij rreth finales së “Euro 2020”.
“Është një turne i madh, grupi i vdekjes u shndërrua në grupin e humbësve (iu referua Gjermanisë, Francës dhe Portugalisë). Për të bërë parashikime është mjaft e vështirë. Por, në këtë moment, finalja ime është Itali – Angli”, deklaroi ish-futbollisti i njohur bullgar.
Comments are closed for this post.