Ministria e Brendshme dje (13.06.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, përfshirë 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje pa patentë shoferi, tre për ngasje nën ndikimin e alkoolit.
Janë shqiptuar 5 gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 32 shkelje të kryera nga drejtuesit e motorëve, tre për automjete të paregjistruara, 14 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
Comments are closed for this post.