Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme është vazhduar me kotrollet e përfocuara në komunikacion.
Siç njoftojnë nga MPB, në Shkup janë shqiptuar 189 masa prej të cilave 58 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje dhe gjashtë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 1 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 21 kundërvajtje për motoçiklistët, gjashtë për mosregjistrim të automjeteve dhe 53 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comments are closed for this post.