Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vendit.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 384.466 doza të vaksinave, ndërsa 139.053 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 14.282 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.255 qytetarë.
Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga MSH.
Nga MSH bëjnë apel që të regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.
Comments are closed for this post.