Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest.
Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme.
Pas përfundimit të performancave, u hap zyrtarisht edhe votimi, ku shikuesit nga mbarë Evropa kishin mundësi që me votën e tyre të mbështesnin shtetin e preferuar.
Shtetet pjesëmarrëse të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2021 (Foto: Eurovision/Facebook)
Pesha e publikut në vlerësimin final është plot 50 për qind, ndërkohë që për 50 për qindëshin tjetër kujdesen juria profesionale e secilit shtet përkatës.
Si rezultat i votimit 15 minutësh dhe atë të jurisë finale, u nxor edhe rezultati final që çoi 10 shtete në finale, dhe la plot tetë të tjerë jashtë saj.
Shtetet që arritën të kualifikohen për në finalen e madhe që mbahet këtë të shtunë (22 maj) janë:
-Norvegjia
-Izraeli
-Rusia
-Azerbajxhani
-Malta
-Lituania
-Qipro
-Suedia
-Belgjika
-Ukraina.
Comments are closed for this post.