Ripostim i nje recete shume te shijshme ????
GjalpI i shtuar gjate pjekjes leshon nje arome shume te mire ????

Receta:
4 gota (uji) me miell
1 luge caji kripe
1 luge kafe sode
gjysem filxhan kafe gjalp i shkrire
gjysem filxhan kafe vaj ulliri
1 filxhan kafe qumesht
1 veze
Rreth 1 gote kos, sa te behet nje brume i bute dhe jo ngjites
1 veze per t’ i lyer siper
djath per mbushje ( ose cfare doni ju)
fara susami

Kaloni miellin ne nje tas te madh, shtoni kripen dhe soden. Perzieni. Ne nje tas tjeter shtoni gjalpin, vajin, qumeshtin, vezen, trazoini dhe shtoini tek mielli. Filloni perzieni miellin dukr shtuar nga pak kos, derisa formohet nje brume i bute dhe jo ngjites neper duar. Ngjesheni mire. Mbeshtilleni me qese kuzhine dhe lereni te pushoje 10- 15 min

Pasi te kete pushuar brumi. Ndajeni me kulaca te vogla. Punojini si top. Hapini ne pete te vogla, mbushini me djath, lyeni buzet e petes me uje dhe beni mbylljen. Keshtu derisa te mbaroni te gjithe brumin. Nga mesi i punes ndizni furren qe te ngrohet ne 220 grade!


Pasi lyhet siperfaqa me veze, sperkatet me fara susami, kalohen ne nje tave me leter furre, piqen ne furre te ngrohur me pare ne 220 grade sa te marin ngjyre te bukur ne siperfaqe. Duan rreth 30 min max.
Dalin te buta dhe te shkrifeta dhe keshtu qendrojne edhe pasi ftohen!