Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën me homologun e tij serb, Zlatibor Lonçar tha se qytetarët serb nuk do të paguajnë në pikëpagesa nga 15 qershori deri më 15 gusht.
“Shtetasit serb nga 15 qershori deri më 15 gusht do të lirohen nga pagesa në pikëpagesa në Maqedonisë si shenjë falënderimi për donacionin e vaksinave”, tha Filipçe.
PO ashtu ministri Filipçe dhe Lonçar sot u dakorduan për partneritetit strategjik për blerjet e ardhshme nga Instituti “Torlak”, i cili do të prodhojë vaksina kundër COVID-19.
Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me vaksinat e dhuruara nga Serbia. Me mijëra qytetarë shkuan në Serbi për vaksinim.
Comments are closed for this post.