Mediat rozë “shpërthyen” dje nga lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i dhanë fund fejesës së tyre. U njoftua se çifti i famshëm kishte pasur probleme në marrëdhënien e tyre për të cilat po punonin për t’i zgjidhur kohët e fundit, por pa rezultat. Një burim ekskluziv tha madje se pavarësisht ndarjes dyshja do të qëndronte miq.
Por, cila ka qenë arsyeja e prishjes së fejesës së këngëtares dhe ish-atletit? Sipas “E News”, Alex e dinte që ndarja zyrtare po vinte pasi 51 vjeçarja kishte kohë që nuk ishte e lumtur. Një burim i dytë tha se Jennifer i është thyer besimi.
“Kur besimi i saj thyhet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.
Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së çiftit ishin dyshimet se Rodriguez e tradhëtoi Jennifer me këngëtaren Madison LeCroy.
Comments are closed for this post.