Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, foli për “Sky Sport” në lidhje me fitoren e mbrëmjes së djeshme kundër Bayern Munich: “Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyer, kampionë në fuqi të Europës. E ndihmuam shumë njëri-tjetrin, patëm pak fat, gjë që është e domosdoshme në këto ndeshje. Ne kemi pësuar shumë, por duhet të jemi të kënaqur me avantazhin e vogël që kemi. Kjo është meritë e ekipit, virusi ka ndryshuar futbollin dhe ka ndryshuar jetën tonë. Situata të vështira mund të ndodhin “.
A mundet Mbappe të bëjë pykën?
“Ai ka aftësinë dhe shpejtësinë për ta bërë këtë, ka talent dhe mund të jetë sulmuesi qendror, anësor, sulmuesi i dytë”.
Ndeshja e kthimit?
“Bayern do na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një performancë më të mirë me një rezultat edhe më të mirë “.
Comments are closed for this post.