Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të gjatë për RMC Sport dhe në Francë kanë zbuluar pjesëza të saj. Një temë interesante është ajo në lidhje me egon, që sulmuesi francez kërkon që të shikohet si një shtysë për t’u bërë akoma edhe më i mirë nga dita në ditë.

“Duhet të jesh i bindur se je i aftë të bësh gjëra të mëdha. Në kokën time gjithmonë i them vetes se jam më i mirë. Askush përveç vetes nuk do t’ju shtyjë përpara, kjo është e rëndësishme. Ju duhet ta bindni veten se jeni të aftë se rrëzoni male.

Njerëzit e tjetër nuk do të shtyjë. Ego është e nevojshme. Kur nuk je mirë nuk vjen dikush në shtëpinë tënde të të thotë se je në gjendje t’ia dalësh dhe të bësh diçka. Jeni vetëm ju dhe mendësia juaj. Je vetëm ti. Duhet ta bindësh veten se je në gjendje të bësh gjëra të mëdha”.

“Sa herë që shkel në fushë i them vetes se jam më i mirë edhe pse kam luajtur në një epokë me Messin dhe Ronaldon. Ata janë lojtarë më të mirë se unë, ata kanë bërë një miliard gjëra më shumë se unë. Në kokën time gjithmonë i them vetes se jam më i miri, sepse në atë mënyrë nuk i vendos vetes kufij dhe përpiqesh të japësh më të mirën.

Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë çfarë është egoja… Për njerëzit egoja është të mos i japësh një penallti shokut të skuadrës. Ajo është diçka personale, që tenton të kapërcejë veten, është përtej asaj gjësë sipërfaqësore ‘unë, unë, unë’. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë temë”, ka thënë mes të tjerash Mbappe.