Ministria e Shëndetësisë dje regjistroi rekord të ri me raste të reja nga coronavirusi. Për 24 orë u regjistruan 1.422 raste të reja nga 4.277 testime. Gjatë këtyre 24 orëve po ashtu humbën jetë edhe 33 pacientë.

Në këtë valën e re më ndryshe është shkaku se në Maqedoni i pranishëm është lloji britanik coroanvirusit i cili shpërndahet më shpejt dhe ka pasoja më të mëdha.

Sipas autoriteteve java e ardhshme do të jetë vendimtare, ndërsa sipas Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk ka nevojë për masa shtesë siç ishte vendosja e karantinës.

Momentalisht virusi dominon te pacientët me moshën nga 30-39 të cilët janë më të shumtë me numër në hospitalizime bashkërisht me pacientët mbi 60 vjet.