Ministria e Punëve të brendshme njofton se nesër duke filluar nga ora 13:30 është paralajmëruar protestë e cila do të fillojë nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së RMV-së.
Për këtë arsye, SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut, kështu që nga 13:30 deri në fund të protestës rrugët që do të mbyllen për trafik janë: Hristijan Todorovski Karpos, John Kennedy, Cvetan Dimov, Krste Misirkov dhe Blevardi Goce Delçev, thonë nga MPB.
Nga policia u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e lëshuara nga autoritetet.
Ndryshe, protesta organizohet për rastin “Monstra” si dhe për të dënuarit që u dënuan nga Gjykata për protestat e kaluara.
Comments are closed for this post.