Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë, ku janë të konfirmuara tri rastet e para. Këtë e bëri të ditur Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive. Sadiku tha se të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh.
– Advertisment –
Ai shtoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.
Po ashtu, Sadiku theksoi se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, ndërsa 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.
Comments are closed for this post.