Muaji mars erdhi me numër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me COVID-19 në Kosovë.
IKSHPK thotë se e gjithë kjo është pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID.
Vetëm në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji janë regjistruar 69 të vdekur. Dita me më së shumti viktima ishte 9 marsi me 13 humbje jete, ndërsa nuk janë regjistruar më pak se 4 në asnjë ditë.
Në total, numri i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.
Autoritetet kosovare vazhdojnë të premtojnë se vaksinat anti-COVID do të mbërrijnë këtë muaj në Kosovë, por deri më tani, përveç premtimeve të shumta, nuk ka asgjë konkrete.
Comments are closed for this post.