Katër prej grave që do të bëhen pjesë e Për’puthen 40 janë prezantuar mbrëmjen e sotme në Për’puthen Prime.

Njëra prej tyre është Gilberta Simoni është 43 vjeçe, e cila jeton në Lushnje. Edhe pse vjen nga një qytet i vogël ajo thyen çdo barrierë dhe e bën realitet dëshirën e saj. Profesioni i saj është mësuese dhe vjen në Për’puthen për të gjetur dashurinë e jetës.

Konkurrentja tjetër është Erlinda Ogreni është 40 vjeçe, e divorcuar dhe me një vajzë 12-vjeçare. Ajo është me origjinë nga Lushnja ndërsa aktualisht jeton në Tiranë dhe ka një biznes privat.

Një tjetër konkurrente është Luljeta Nallbani, një pensioniste 64-vjeçare. Jeton në Fier dhe është një zonjë pa komplekse.

Ndërsa Shqipe Rexha është me origjinë nga Tirana, 62 vjeçare. Ajo është bërë gjyshe por vjen në përputhen për të gjetur gjysmën e saj më të mirë.
/tch/