Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 189 gjoba, prej të cilëve 21 për vozitje pa patentë shoferi, 9 vozitës që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, dy për vozitje nën ndikim të alkoolit, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta, 10 për kalim në semafor të mbyllur. 18 sanksione janë vendosur për persona që kanë përdorur celular mobil gjatë vozitjes, 9 për mos-përdorim të rrypit të sigurisë dhe 59 për parkim të paligjshëm.
Comments are closed for this post.