Atdheu është prekur derisa tregoi një histori të dhimbshme në jetën e tij, që nuk e kishte përmendur më parë.
Ai tha se disa kohë më parë ka humbur një njeri shumë të rëndësishëm në jetën e tij, i cili kishte nderuar jetë në një aksident dhe që i ka dedikuar edhe një tatuazh në qafë.
Ai u përlot në studio, kur filloi të fliste për mikun e tij, ndërsa tha se ka përjetuara shumë humbje dhe se pikërisht kjo ka bërë që ai sot të sillet më ftohtë dhe të jetë më i mbyllur.
“Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua, që ka ndërrua jetë në një aksident. Ka qenë gjithçka për mua, prej tij kam çdo gjë sot. Kam përjetuar shumë humbje dhe ndaj sot jam pak si i mbyllur, si i ftohtë. Ka qenë shumë i ri, vetëm 34-vjeç”, tha ai.
Comments are closed for this post.