Ka filluar procedura për dokumente personale dygjuhësore dhe me emrin e ri të shtetit. Qeveria ka dërguar tek deputetët tekste të ndryshimeve ligjore, me të cilat do të konfirmohet detyrimi që letërnjoftimet, lejet për vozitje, pasaportat dhe dokumentet tjera të shtypen në dy gjuhë dhe me emrin e ri të shtetit.
Nga Qeveria thonë se në seancën e djeshme e kanë miratuar tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për dokumentet për udhëtim.
“Qeveria miratoi tekstet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, në mënyrë që të pajtohet me zgjidhjet ligjore në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe nga aspekti i afatit për zëvendësimin e dokumenteve ekzistuese të udhëtimit që përmbajnë mbishkrimin, ‘Republika e Maqedonisë’ me dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues të vendit, duke respektuar afatin e përcaktuar në nenin 3 të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Ndryshimeve nga amendamentet XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Qeveria.
Ata shtojnë se këto propozim-ndryshime do të dorëzohen për miratim në Kuvend me procedurë të rregullt.
Comments are closed for this post.