Temperatura e mëngjesit në të gjithë vendin është nën zero, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas DPHM-së më ftohtë është në Berovë ku janë matur -14 gradë, më pas si qytet më i ftohtë radhitet Manastiri me -13.

Pasojnë Prilepi dhe Petroveci në Shkup me -10, Kriva Pallanka, Demir Kapija dhe Kumanova me -9, Tetova, Pretori, Shtipi dhe Strumica me -8. Në Shkup dhe Gjevgjelu janë matur -7 gradë, në Ohër-6, ndërsa në Krushevë dhe Dibër janë matur -5 gradë celsius.